Pas numërimit të mbi 90 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në balotazh në 12 nga 20 komunat që shkojnë në raund të dytë, duke dalë forca me më shumë përfaqësim në këtë fazë.

VV ka siguruar fitore pa balotazh në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa prin në Gjilan e Fushë-Kosovë. Në disa komuna të tjera si Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë, Vetëvendosje shkon në balotazh si parti e dytë.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit pa balotazh, ndërsa do të përballet në raundin e dytë në Dragash, Klinë, Mitrovicë, Prizren dhe Vushtrri.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar Istogun dhe Lipjanin, ndërsa prin në disa komuna të tjera si Pejë, Prishtinë dhe Viti, ku pritet të përballet me VV-në.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar fitoren pa balotazh në Deçan dhe do të garojë në raundin e dytë në disa komuna përfshirë Gjakovën dhe Suharekën.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna pa balotazh, ndërsa në Kllokot do të përballet me Srpska Narodna Sloga.

Në total, 17 komuna do të shkojnë në balotazh, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Mitrovicën, Gjakovën, Vushtrrinë, Rahovecin dhe Fushë-Kosovën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu