Sipas sociologëve emrat e njerëzve dhe vendosja e tyre është një proces që lidhet me kulturën, traditën dhe identitetin. Shteti shqiptar ka hartuar një listë me 62 emra, të cilët janë të ndaluar të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile, ashtu si ndodh në shumë vende të botës.

Emrat e ndaluar në Shqipëri janë: Ankim, Arançatë, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë, Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallatë, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Përshëndetje, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë, Keqan, Keqe, Kralicë,Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjaft, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate,  Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Zhenaze dhe Zehere.

yacht hotel sarande

Shumica e qytetarëve nuk janë në dijeni se ekziston një listë e tillë. Ndërsa ka dhe emra që nuk janë në këtë listë por që fëmijët më pas i ndërrojnë kur rriten duke u ndjerë ndoshta të bullizuar në shkollë nga emra që prindërve të tyre u janë dukur të bukur dhe ua kanë vënë me shumë dashuri.

Ndaj kemi në mesin tonë njerëz që nga Naim janë bërë Henri, nga Kapllan (figurë e përrallave popullore, që përfytyrohet si tigër) vetëquhen Robert, Zymbylja bëhet Stela, Refia Ledjona etj. Ndoshta shteti duhet të bëjë edhe një listë me emra të vjetër turq dhe emra që kanë marrë konotacion negativ për t’u shmangur problemet fëmijëve që i mbajnë ato kur të rriten.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu