
Tre shkencëtarë fituan Çmimin Nobel në Fizikë, për punën e tyre mbi mekanikën kuantike.
Çmimi në fizikë është çmimi i dytë Nobel për vitin 2025 që shpallet këtë javë.
Fituesit janë John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis, të cilët punojnë në universitete amerikane.
Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në vitin 1896. Çmimi përfshin një shumë prej 11 milionë krona suedeze, që është më shumë se 997,000 euro.
Nga viti 1901 deri në 2024, janë dhënë 118 Çmime Nobel në fizikë. Pesë nga 227 fituesit në fizikë kanë qenë gra, përfshirë edhe Marie Curie-n në vitin 1903.
Çmimi i fizikes i vitit të kaluar iu dha fizikantit John Hopfield dhe shkencëtarit të kompjuterëve Geoffrey Hinton, i cili konsiderohet si një nga themeluesit e inteligjencës artificiale (AI). Zbulimet e tyre në vitet 1980 mundësuan mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale dhe hapi rrugën për avancimet moderne në AI.
Çmimet Nobel për vitin 2025, të cilat përfshijnë përparime në kimi, letërsi dhe paqe, do të shpallen gjatë javës. Çmimi në ekonomi do të ndahet më 13 tetor.
Fituesit e Çmimeve Nobel do të tërheqin trofetë e tyre në një ceremoni në Suedi në muajin dhjetor.
/tvklan