
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka rikthyer këtë të diel, më 5 tetor 2025, një nga rubrikat e tij të preferuara, podkastin “Flasim”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë videon e episodit të parë të këtij podkasti që po transmetohet live, ku e ftuar speciale është kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
‘Zbuluan se Diella ka 6 gishta’, Rama: I bindur që ministrja virtuale do jetë histori suksesi, ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë
Rama e nisi podcastin e tij të parë për këtë sezon duke folur për ministren e parë virtuale, Diellën.
“Kështu që fillojmë me episodin e parë të sezonit të pestë të podcastit ‘Flasim’. Bota vazhdoi të fliste për Shqipërinë edhe këtë javë, për Diellën, ministren e parë artificiale të parë në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend, që kërkesat të kenë qenë kaq të panumërta për Diellën. Dhe të kenë kapur të gjitha antenat e planetit dhe të gjitha faqet e planetit, ka kuriozitet të madh për të akoma, ndërsa ka edhe dyshime dhe kritika për suksesin e ministres sonë. Apo edhe çudira si këtu në shqipëri kur zbuluan se Diella ka 6 gishta. Në kaq pak kohë ajo ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë, saqë edhe kaq mjafton për ta bekurar atë.”, tha Rama.
Rama për Veliajn: U mor nga zyra pa gjyq!
Kryeministri Rama foli edhe për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra. Ai u shpreh se kjo ishte e domosdoshme për Tiranën.
“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakoshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u cua në parabugim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarte që janë të dyshimta”, tha Rama.
Begaj dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Rama: Askush nuk ka intelektin e këshilltarit Ilir Rusmali
Në hapje të podkastit Rama komentoi gjithashtu dhe të gjitha kritikat e lëshuara ditët e fundit drejt presidentit Begaj pas dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Ai tha se askush nuk ka pavarësinë inteletuale të ish-ministrit të Drejtësisë të PD dhe njëkohësisht këshilltar ligjor i presidentit, Ilir Rusmalit.
“Tirana nuk mund të presë. Sta që diskutojmë legjitmitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm pëër integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre tmerroi Shqipërinë jo larg nga ku unë po ju flas diku në në vend të quajtur bregdet”, tha Rama.
Anëtarësimi në BE, Rama: Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve
Në episodin e parë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për negociatat me BE. Rama tha se vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve.
“Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord”, tha Rama.
Intervista me Manastirliun
Intervistën kryeministri e nisi duke e pyetur Manastirliun për fëmijërinë.
“Kam lindur në Tiranë, mamaja ime valltare në anamblin e Baletit, babai ushatrak.”, tha Manastirliu.
Manastirliu foli me shumë nostalgji për lagjen e saj: “Ajo rruga Luigj Gurakuqi ka një histori, ato janë pallatet e artistëve. Në shkallën tonë kemi jetuar me të madhin Çesk Zadeja, dy palate më tej me Gaqo Çakon, Inva më vonë… Fëmijërinë time e kujtoj se një kohë të madhe e kam kaluar në korridoret e Operas dhe Baletit.”
Manastirliu si nxënëse në shkollë, largimi drejt Italisë 1 vit
Rama më pas e pyeti Manastirliun për shkollën.
“Nxënëse e mirë, shumë e mirë, por edhe një aktiviste e mirë. Pra, nuk lëroja asnjë nga këto koncertet, aktivitetet. Ne bënim shumë. Kam ndjekur gjimnazin Sami Frashëri. Para gjimnazit pata një ndërprerje, sepse në atë kohë jetuam një periudhë tejet të vështirë, kur familjet tona morën vendime për ne edhe në një moshë të vogël. Familja ime vendosi të shkoja jashtë. Në moshën 4-vjeçare vajta në Itali, në Bari, atje bëra studimet një vit në liceun artistik, por kisha një lidhje të fortë me familjen dhe vendin.”, tha kandidatja e PS-së për kryeqytetin.
Më pas Manastirliu shtoi: “Ishte dhjetor, pas 3 muajsh i thashë babait: ‘Unë do kthehem’. Ai më tha: ‘Si të duash, por mirë është ta mbyllësh këtë vit’. Dhe unë e mbylla vitin dhe u ktheva me ndjesinë që kishte diçka që s’shkonte, por duhej të isha me familjen. U ktheva te gjimnazi Sami Frashëri, u ktheva në vit të dytë. Pra, e kisha humbur një vit.”
‘97-ta na shënjoi si brez
“Ne na ka shënjuar si brez. U bë si lajtmotiv për ne në gjimnaz që ne nuk duhet të jemi indiferentë, pra, ne duhet të reagojmë. Secili duke bërë atë që mundeshim ne si të rinj, fillova ta ndiej që duhet të kisha një rol sado të vogël. I besoj ëndrrave dhe transformimeve të mëdha, por i besoj shumë edhe punëve të vogla. Ato sjellin ndryshime të mëdha. Shkonim në shkollë me qese plastike, kishte një pasiguri të madhe që u shndërrua dhe në një forcë të madhe për ne.”, tha Manastirliu.
‘Kimia ishte pasioni i fshehtë’, Manastirliu: U bëra pjesë e grupit të PS për zgjedhjet e Tiranës! Ju kryeministër ishit frymëzim për brezin tonë
Deputetja e PS, Ogerta Manastirliu tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë do të ishte pjesë e politikës. Ndërsa studimet i ka mbaruar në fushën e Kimisë, ishte telefonata e një shoqes së saj që e ftoi të bëhej pjesë e grupit të PS gjatë fushatës lokale për Tiranës, kur Edi Rama ishte kandidat.
Ndërkohë sot, Ogerta është kandidate për Bashkinë e Tiranës, dhe Rama e Partia Socialiste janë në mbështetje të saj.
“Drejtësia ime ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita të fitoj degën por gjyshja ime që ka pasur një rol të rëndësishëm tek unë, më thoshte ‘mos u hidhëro e hidhëruar, mos u gëzo e gëzuar’. Shekncat e natyrës më kanë tërhequr gjith monë. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si përbashkimi i dy elementëve, llogjikës dhe imagjiantës. Më pas e arrita ta përkthej si një metaforë për jetën që sa i rëndësishëm është ekuilibri. Studimet për kimi më kanë dhënë shumë në raprot me aftësitë analitike por dhe për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Shumë e rëndëshishme të dish të vendosësh balancat e duhura. Ka qenë një degë apo një përgatitje për një profesion të mesëm. Nuk e kisha menduar që do të punoja në këtë fushë mendoja që do e shihja veten në laborator shkencor duke punuar pë cilësinë e ajrit, mjedisin, parfume apo për barna.
Më mori një shoqe në telefon dhe më tha për të marrë pjesë në në një riorganizim të PS për të bërë një pyetsor për zgjedhjet lokale dhe nëse do të jesh pjesë e këtij grupi që shkojnë në qytet për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS nuk mu duk e panjohur, gjyshja ishte socialiste 24 karat.
Pranova. Më thotë takohemi tek ministria e Kulturës. Shkoj ishte një furgon i vogël që shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Ramën e njihja si ministri i Kulturës dhe mosha jonë ishte e intriguar që nuk ishte si gjithë të tjetët, nga shpirti transformues, pak rebel. Aty vini ju dhe nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua për të parë përtej qendrës së Tiranës.
Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë cfarë ndodhte në rrethinat e Tiranës, e errët e zymtë. Ishte dhe shpresë që Tiranë mund të bëhej. Tiranës filloi ti vinte ngjyra”, tha Ogerta Manastirliu./shqiptarja