Viktima i cili u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor është identifikuar si Bekim Halilaj, 29-vjeç. Autoritetet belge po hetojnë të gjitha pistat, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar.

 

Është zbuluar identiteti i të riut shqiptar që u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel, Belgjikë.

Viktima është identifikuar si Bekim Halilaj, 29-vjeç me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit. Autoritetet belge po hetojnë të gjitha pistat, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar.

Pista e vetëvrasjes nuk është përjashtuar, por mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për një ekzekutim të lidhur me konfliktet e grupeve kriminale.

Por cila është e shkuara kriminale e Bekim Halilaj?

Sipas mediave britanike, në vitin 2017 Bekim Halilaj, 21-vjeç, u arrestua në Southampton së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Nuri Muçmataj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës.

Gjatë një aksioni në prill 2017, policia sekuestroi një furgon me 140 mijë stërlina kokainë të pastër dhe 180 mijë stërlina cash. Bekim Halilaj u arrestua në një apartament ku u gjet edhe drogë me vlerë 10 mijë paund.

Ai u dënua me 7 vite burg, ndërsa katër anëtarët e grupit morën së bashku 25 vite heqje lirie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu