Tiranë – Policia ka arrestuar autorin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Babrru, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari H.I. Identiteti i autorit nuk është bërë ende publik, ndërsa dyshohet se ai e ka kryer krimin nën efektin e alkoolit.

Sipas informacioneve paraprake, një ditë para ngjarjes autori dhe viktima janë filmuar së bashku, ndërsa më vonë janë përfshirë në një konflikt. Ngjarja ndodhi pasi të dy po konsumonin pije alkoolike në një lokal në zonë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku debati është përshkallëzuar në dhunë me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.

Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru.

Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.

Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu