Tiranë – Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së ndodhur më 2 tetor 2025 në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, ku pesë 16-vjeçarë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë arrestuar në flagrancë dy 16-vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë përdorur një mjet prerës (thikë) dhe grushte ndaj tre bashkëmoshatarëve të tyre.

Si pasojë e sherrit, një nga të miturit e dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa një tjetër është jashtë rrezikut për jetën. I treti ka marrë dëmtime të lehta dhe është larguar në banesë pas ngjarjes.

Në momentin e veprimeve procedurale, të kryera në prani të prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, policia ka nisur punën edhe për gjetjen e mjetit prerës të përdorur në konflikt.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu