Një sasi specash me orgjinë nga vendi ynë është bllokuar nga Sllovenia. Ky bllokim ka ardhur pasi në sasinë e specave janë konstatuar mbetje pesticide. Mbetjet e zbuluara në sasinë e specave janë cilësuar si shumë serioz dhe që sjell rrezik për shëndetin e konsumatorit.

Në njoftimin e RASFF ky rast është klasifikuar alarmant. Bllokimi ka ndodhur në fillim të muajit shtator përkatësisht më datë 5. Në speca janë zbuluar përmbajtje acetamiprid, formetanate and flonicamide mbi normat e lejuara për konsum. Sistemi i gjurmimit rekomandon të mos konsumohen pasi lëndët janë të dëmshme për organizmin.

Ky nuk është rasti i parë që Sllovenia ka konstatuar mbetje ne produktet shqiptare. Pak ditë më parë Sllovenia njoftoi tërheqjen nga tregu të një sasie tjetër specash me origjinë nga Shqipëria. Në një sasi specash të kuq djegës u zbuluan prani të pesticideve, edhe në këtë rast mbetjet ishin tejet normave të lejuara./euroneës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu