Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë një kërkesë për mocion me debat lidhur me prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar në emër të grupit Parlamentar një mocion me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike.

Lexo edhe:
6 shqiptarë u vranë në Ekuador/ Bushkolaj: Kartelet serbe që kryenin masakra në Kosovë pastrojnë para me ndërtimet në Tiranë
Sipas shkresës së bërë publike, theksohet se: “Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeverisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë është e domosdoshme që të zhvillojë një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian, që përfshinë detyrimisht rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, janë çështje që duhet të shqetësojnë çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky i fundit duhet të ketë rol të qenësishëm në cuarjen përpara të kësaj axhende.

Gjithashtu, efikasiteti i qeverisjes është i lidhur drejtpërdrejtë me integritetin e ministrave të emëruar, sepse dyshimet për kriminalizim të jetës politike dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombëtarë. Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontaktë me elementë të krimit të organizuar.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më lart, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkoj zhvillimin e një mocioni me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.”./syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu