Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha foli te shtunen për skandalin e Onkologjikut. Berisha tha se, për sëmundjet neoplazike e gjithë Shqipëria ka vetëm 55 mjek të specializuar. Kryedemokrati tha se, 600 paciente me kancer gjiri, nuk janë mjekuar dot se është prishur aparatura dhe nuk është rregulluar më.

Gjatë tubimit qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha duke folur për skandalet në shëndetësi, foli edhe për faktet që kanë dalë në Komisionin për koncensionet në shëndetësi.‘Në komisionin hetimor kanë dalë fakte tronditëse për kontratën e Vilma Nushit, bashkëshortes së kushëririt të Edi Ramës. Është paguar sepse kontrata që Edi Rama ka bërë me bashkëshorten e kushëririt, thotë se Vilmës do i paguhen çdo qindarkë për 475 mijë analiza, pavarësisht se bëhen apo nuk bëhen’, tha Berisha.

yacht hotel sarande

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve që të bashkohen në protestën e 11 korrikut.  ‘11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores. Betejën e përmbysjes së narkoshtetit!’, tha Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar.

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralelizëm me protestat në Kenia, ku rinia doli në protesta kundër rritjes së taksave, edhe pas përplasjeve të dhunshme ja doli që të rrëzojë dekretin. ‘Rinia në Kenia e mposhti diktatorin me protesta! Edhe rinia në Tiranë duhet të mos lejojë poshtërimin nga Edi Rama’, ishte thirrja e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë.

Të dashur miq!

Çdo orë, çdo ditë që kalon, fakton drejtësinë e kauzës që ju mbroni.

Çdo orë, çdo ditë që kalon dëshmon se ju po luftoni kundër një regjimi ndër më çnjerëzorët që ekziston sot në ndonjë vend.

Çdo orë, çdo ditë që kalon ju po luftoni kundër një regjimi që ka vendosur rekordet më të zeza në këtë vend.

Një regjim që si asnjë tjetër mbi tokë pa luftë civile përzuri nga Shqipëria mbi 1 milion e 100 mijë banorë në 8 vite.

Kurse në 11 vite, kjo shifër arrin absolutisht në 40 përqind të popullit shqiptar në Shqipëri.

Them këtë sepse këto ditë përballen shifrat e vërteta të statistikave të Institutit të Statistikave të BE, statistikave të SHBA dhe Britanisë, me statistikat e Edi Ramës, të mashtrimit, të trillimeve dhe përpjekjeve monstruoze për të mbuluar gjenocidin që ai kreu me regjimin e tij ndaj shqiptarëve.

Edhe njëherë rikujtoj këtu se në 8 vite, jo në 11 vite, por në 8 vite, në vitet 2014-2022, EUROSTAT konstaton se nga Shqipëria janë larguar për në vendet e BE mbi 950 mijë banorë.

Por statistikat e Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se vetëm në vitin 2022 pa llogaritur vitin 2023, në Mbretërinë e Bashkuar u larguan 46 mijë shqiptarë.

Statistikat e SHBA faktojnë se në periudhën 2014-2022 u larguan nga Shqipëria 42.500 shqiptarë.

Pra, të gjitha këto llogari dëshmojnë se me statistika të sakta se nga vendi janë larguar rreth 1 milion e 80 mijë qytetarë shqiptarë.

Rreth 1 milion e 80 mijë dhe këto nuk përfshijnë dhjetëra mijëra shqiptarë të larguar në Kanada, Norvegji, Zvicër, vendet e Gjirit Persik dhe vendet e tjera të botës.

Pra, kjo është e vërteta, të cilën Edi Rama ta fshehë me motivin e vetëm për t’i shpëtuar dënimit për gjenocidin, por ai kurrë nuk do i shpëtojë.

Miqtë e mi!

Një nga shkaqet pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, një nga mekanizmat se si i përzë Edi Rama, është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor në Shqipëri.

Është shndërrimi i këtij sistemi në sistemin më gjobëvënës në Europë dhe në botë.

Nuk ka sistem publik shëndetësie që të detyrojë me ryshfete dhe rrugë të tjera qytetarët për të paguar 60 deri në 80 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre, për mjekimin e tyre.

Miq, ajo që mediat sollën para jush në Spitalin Onkologjik, ju garantoj se ajo ndodh sot në çdo spital, në çdo shërbim.

Dhe kurrë mos harroni se aksionerët më kryesorë të asaj që sot një publicist i njohur e quante Bursa e Vdekjes, aksionerë kryesorë të kësaj burse janë Edi Rama me Beqajn e tij dhe Ogertën, Korbën e Kovidit të shqiptarëve.

Miq!  

Sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri.

Po sa mjekë thoni ju ka në Shqipëri për këtë patologji ndër më të rëndat?

E gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.

Nuk plotësojnë dot as një të katërtën e kërkesës së mijëra e mijëra e mijëra të sëmurëve me këto patologji.

Segmente të këtij shteti, që akoma kanë mbetur pa u shndërruar në narkoinstitucione, kanë treguar dhe kanë konstatuar në kontrollet e tyre se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte.

A mund të imagjinoni ju nj shtet të tillë kund në botë përveçse në narkoshtetin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, e Ilir Beqës, këtyre kriminelëve të pamëshirë, këtyre banditëve që nuk ka epitet që nuk mund t’u vihet.

200 gra të tjerë, që mjekohen me një aparaturë tjetër, edhe atyre aparatura nuk u funksionon.

Sillet kobalti, që është hequr nga përdorimi në 97 përqind të vendeve të botës.

Plaset në një vend, nuk vihet në përdorim dhe merr shpirtra njerëzish me rrezatimin e tij mizor.

Të gjitha këto janë denoncuar, por veshët e shurdhër të aksionerëve të Bursës së Vdekjes nuk dëgjojnë klithmat e njerëzve që vdesin.

Nuk dëgjojnë klithmat e njerëzve që vuajnë, por shohin se si fryhen xhepat e tyre.

Miqtë e mi!

Nuk janë këto zbulime aksidentale, janë raporte zyrtare të dorëzuara me firmë, vulë të KLSH.

Por, Ogerta kalon nga një ministri në një tjetër, Edi Rama fryn kontot e tij me paratë e krimit, Beqja tallet me shqiptarët dhe mbrohet nga narkoshteti.

Të dashur miq!

Në komision hetimor parlamentar, një zonjë e përgjegjshme në detyrën e vet, u deklaron parlamentareve se Vilma Nushi, kjo vampire me fytyrë njeriu, është paguar në 2 vjet e 9 muaj, 475 mijë analiza të pabëra kurrë.

Është paguar sepse kontrata që Edi Rama ka bërë me bashkëshorten e kushëririt, thotë se Vilmës do i paguhen çdo qindarkë për 475 mijë analiza, pavarësisht se bëhen apo nuk bëhen.

Prandaj dhe Vilmës iu paguan 1.880.000 analiza, ndërkohë që 475 mijë nuk ishin bërë kurrë. Këto janë vjedhur me kontratën.

Kur i është kërkuar Korbës së Kovidit, Manastirliu të negociojë kontratën, ajo ka vazhduar të ushqehet si shushunjë me paratë e shqiptarëve sepse paguan Skrapin, paguan Dumanin, paguan Edi Ramën.

Miq!

Këta nuk janë njerëz.

Të gjitha këto janë të denoncuara nga KLSH.

Por ato të gjitha janë hedhur në koshat e plehrave nga mafiozë, nga aksionerë kryesorë të Bursës së Vdekjes së shqiptarëve.

Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu.

Miqtë e mi!

Shpresa e vetme jeni ju.

Shpresa e vetme janë qytetarët.

Në një vend ku nuk ka drejtësi, vepron revolta, vepron zemërimi.

Në një vend ku vidhet mbi jetën e njerëzve, ku vidhet ushqimi i fëmijëve, ilaçet e të sëmurëve nga qeveritarët, revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë është zgjidhja.

Ndaj dhe 11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores.

Betejën e përmbysjes së narkoshtetit.

Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Miqtë e mi, edhe njëherë këto zhvillime dramatike, këto të dhëna dramatike, duhet të jenë frymëzim për çdo shqiptar për t’u ngritur me guximin e tij dhe bërë drejtësinë ndaj këtyre kriminelëve që nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë mëshirë dhe nuk kanë asnjë të drejtë të qeverisin më tej.

Edhe njëherë, sonte dhe çdo natë, dënoj me ashpërsinë më të madhe censurën e lakejve të qeverisë, censurën e medieve të kontrolluara nga krimi dhe qeveria.

Ftoj gazetarët të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre dhe t’u thonë të vërtetat qytetarëve.

Ftoj gazetarët të organizohen në protesta kundër censurës së padronëve të tyre, lakej të qeverisë.

Ftoj ata të luftojnë censurën si veprën më të zezë të një diktature të bazuar në aleancën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Ftoj shqiptarët më 11 korrik ta ftojmë në ditën e triumfit të të vërtetave shqiptare.

Të dashur miq!

Pak ditë më parë, në një vend mijëra kilometra nga Tirana, në Kenia në Afrikë, rinia e kryeqytetit me protestat e saj të fuqishme mposhti mashtruesin, presidentin mashtrues.

Presidentin që vetëm një muaj më parë ishte pritur në darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë me salltanetet më të mëdha.

Por mashtronte kombin e tij, ishte zotuar në zgjedhje se do lehtësojë vuajtjet e varfërisë dhe shkoi dhe rriti taksat njësoj si diktatori i Tiranës.

Por atje rinia e mposhti diktatorin, e uli në bisht, e detyroi të anulojë dekretin e rritjes së taksave dhe fituan.

Po këtu në Tiranë, a mundet ne të pranojmë këto poshtërime, këto rrënime, këto të keqija të Edi Ramës ndaj shqiptarëve?

Revoltë dhe vetëm revoltë.

Në qoftë se duam të shpëtojmë Shqipërinë, në qoftë se duam të votojmë si njerëz të lirë, në qoftë se duam të rikthejmë demokracinë në këtë vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu