
Pasditen e kësaj të diele, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të aktivistit amerikan Charlie Kirk, që u vra në një atentat me armë më 10 shtator.
Në ceremoni ishin të pranishëm, qytetarë, aktivistë, përfaqësues të trupit diplomatik, e të tjerë.
Charlie Kirk, ishte një aktivist politik i krahut të djathtë dhe një zë me ndikim për konservatorët e rinj në SHBA.
Kirk humbi jetën në moshën 31 vjeçare, pasi u qëllua në qafë në Universitetin Utah Valley në Orem të shtetit të Utahut./CNA