Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, një projekt që synon t’i japë një frymë të re jetës kulturore të qytetit dhe të krijojë një hapësirë dinjitoze për artistët dhe komunitetin.

Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi këtë ndërhyrje si pjesë të rilindjes urbane dhe kulturore që po zhvillohet në të gjithë vendin:

“Me pamjet nga puna drejt përfundimit për rilindjen e Qendrës së Artit ‘Vaçe Zela’ në Lushnjë, një investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, ju uroj një të diel të qetë.” – shkroi Kryeministri.

Ky projekt pritet të bëhet një qendër e rëndësishme aktivitetesh kulturore në Lushnjë, duke sjellë më pranë komunitetit shfaqje artistike, koncerte dhe evente që mbajnë gjallë trashëgiminë kulturore të qytetit. 🎶✨

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu