Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mbrëmjen e sotme, ku tre motra të mitura kanë përfunduar në spital pas dyshimeve se janë helmuar nga konsumimi i karameleve që përmbanin substanca narkotike.

Sipas burimeve nga policia, vajzat kanë gjetur karamelet pranë një koshi mbeturinash dhe i kanë konsumuar, pa dijeninë e familjarëve. Hetimet e para kanë konfirmuar se askush nuk ua ka dhënë atyre karamelet, duke përjashtuar pistën e qëllimit të drejtpërdrejtë.

Burime nga spitali i Korçës bëjnë me dije se gjendja më e rënduar është e vajzës më të vogël, vetëm 3 vjeçe, e cila aktualisht është intubuar dhe po trajtohet në reanimacion. Ndërkohë, dy vajzat e tjera fatmirësisht kanë kaluar rrezikun për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në repartin e pediatrisë, ku ndodhen në gjendje stabël.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar origjinën e karameleve dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që po merren në pyetje familjarët dhe persona të afërt të të miturave.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në komunitetin lokal dhe autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar nga prindërit për fëmijët, sidomos në zonat publike.

Njoftimi i policisë

Korçë – Rreth orës 18:15 të mbrëmjes së sotme, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar me urgjencë tre fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele që i kishin gjetur pranë një koshi mbeturinash. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ata janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Mjekët po ndjekin gjendjen e tyre, ndërsa grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi apo për një shkak tjetër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu