SHBA, 18 shtator 2025 – Disney dhe rrjeti ABC kanë vendosur të heqin nga transmetimi i programit të Jimmy Kimmel “Jimmy Kimmel Live” për një kohë të pacaktuar, pas një kontroverse mbi komentet e tij për vrasësin e dyshuar të aktivistit konservator Charlie Kirk.

Vendimi u mor vetëm disa orë pasi Brendan Carr, kryetar i FCC-së i emëruar nga Trump, bëri presion publik ndaj ABC për të ndëshkuar Kimmel, duke sugjeruar se agjencia mund të revokojë licencat e stacioneve lokale të rrjetit nëse nuk veprohet.

Më pas, dy nga kompanitë më të mëdha të stacioneve të ABC-së, Nexstar dhe Sinclair, njoftuan se do të pezullonin programin në stacionet e tyre, duke nxitur spekulime se kjo lidhej me përpjekjet e tyre për të fituar aprovimin e administratës për marrëveshje biznesi. Nexstar po kërkon të blejë grupin Tegna, ndërsa Sinclair ka një ofertë të hapur për të njëjtin grup.

Në monologun e tij të fundit, Kimmel kritikoi përpjekjet e MAGA për të përdorur vrasjen e Charlie Kirk për përfitime politike, duke thënë:

“The MAGA Gang (po) përpiqet me dëshpërim ta paraqesë këtë djalosh që vrau Charlie Kirk si dikë tjetër dhe po bën gjithçka për të fituar pikë politike.”

Vendimi i ABC-së shkaktoi reagime të menjëhershme. Grupet për të drejtat e fjalës dhe shprehjes e quajtën pezullimin të frikacak dhe të papranueshëm, ndërsa Trump e festoi vendimin nga vizita e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

“Urime ABC-së për guximin të bëjë atë që duhej bërë,” shkroi Trump në Truth Social.

Nga ana tjetër, komisionerja e vetme demokrate në FCC, Anna Gomez, kritkoi presionin e administratës dhe tha se pezullimi i programit përbën një presedencë të rrezikshme për lirinë e shprehjes, duke theksuar se Kimmel nuk kishte bërë pretendime të pabaza, por një shaka.

Reagimet e stacioneve lokale

  • Nexstar: deklaroi se stacionet e saj do të zëvendësojnë programin me tjetër përmbajtje.
  • Sinclair: paralajmëroi se pezullimi nuk është i mjaftueshëm dhe kërkoi që Kimmel të kërkojë falje dhe të bëjë një donacion për familjen Kirk dhe organizatën Turning Point USA.

Sindikatat reagojnë
SAG-AFTRA, sindikata e aktorëve, e dënoi pezullimin duke thënë se kjo lëvizje është një sulmë ndaj lirisë së shprehjes dhe kundër vlerave demokratike.

Vendimi për pezullimin e Kimmel nënvizon politizimin e lartë të mediave dhe ndikimin e presionit qeveritar mbi kompanitë private, ndërsa diskutimet mbi lirinë e fjalës në televizionet kombëtare pritet të intensifikohen në javët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu