Ministri për Parlamentin, Toni Gogu, foli sot jashtë ambienteve të Kuvendit për miratimin e programit qeverisës për legjislaturën e re, i cili u kalua në pak minuta mes tensioneve dhe në mungesë të debatit parlamentar, vetëm me votat e mazhorancës.

Gogu tha se PS nuk do të jetë asnjëherë e pranishme në skena të dhunës parlamentare.

Ai theksoi se mazhoranca ishte e gatshme për debat parlamentar, por ishte opozita sipas tij ajo që ndërpreu mbarëvajtjen e seancës me dhunë verbale dhe fizike.

Socialisti tha se të fluturosh Kushtetutën në Kuvend nuk është akt demokratik.

“Nëse ju jeni duke quajtur që veprim demokratik i opozitës është të qëllojë duke fluturuar kushtetuta, duke shfaqur shenja dhune verbale dhe fizike, po ju them që neve nuk do jemi asnjë herë të gatshëm për të qenë të pranishëm në skena të dhunës parlamentare, sepse ky është Parlamenti i shqiptarëve të cilët duan të hynë në BE”, u shpreh Toni Gogu.

Ministri për Parlamenitn, Toni Gogu: Ne do të sigurojmë që opozita të ketë të gjitha hapësirat e saj parlamentare demokratike. Nëse ju jeni duke quajtur që veprim demokratik i opozitës është të qëllojë duke fluturuar kushtetuta, duke shfaqur shenja dhune verbale dhe fizike, po ju them që neve nuk do jemi asnjë herë të gatshëm për të qenë të pranishëm në skena të dhunës parlamentare, sepse ky është Parlamenti i shqiptarëve të cilët duan të hynë në BE.

Ky është parlamenti që duhet të ndahet nga ccdo shenjë dhune verbale. Debati parlamentar nuk mungoi, ne ishim aty, është opozita e cila ka ndërprerë paraqitjen e programit që shqiptarët kishin nevojë të dëgjonin, skenari i mazhorancës ishte që ne të qëndronim deri në agimin e ditës së nesërme sepse debati parlamentar meriton vëmendjen tonë. Por kur kolegët tanë nuk do jenë të gatshëm që të vijnë me forcën e mendimit, por me forcën e muskujve kjo është e pafalshme./Panorama

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu