
Seanca plenare e sotme në Kuvend, ku Kryeministri Edi Rama nisi tw prezantojw programin qeverisës të kabinetit të ri nisi ndërprerje të shumta nga opozita, gjw qw e detyroi kryeministrin Rama tw braktiste foltoren.
Rama e nisi fjalimin e tij duke prezantuar një risi për strukturën e re qeveritare – ministren virtuale për Inteligjencën Artificiale, Diella – e cila do të ketë rol kyç në modernizimin e shërbimeve publike dhe hartimin e politikave inovative për zhvillimin digjital të vendit.

Pas disa paralajmërimeve, Kryetari i Kuvendit ndërhyri duke i hequr Klevis Balliut të drejtën e fjalës, një vendim që u cilësua i domosdoshëm për të ruajtur rendin dhe solemnitetin e seancës:
“Në bazë të rregullores së Kuvendit, deputetit Klevis Balliu i hiqet e drejta e fjalës për këtë seancë,” – u shpreh Kryetari i Kuvendit, duke e çuar menjëherë vendimin në votim.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi 5 minuta pushim dhe bëri thirrje për reflektim nga opozita:
“Zoti Kryetar i Kuvendit, dje në konferencën e kryetarëve kemi qenë shumë të qartë me kolegët deputetë të Partisë Demokratike, përfaqësues në atë konferencë kryetarësh.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që fjala e Kryeministrit, në një seancë solemne të paktën që nga viti 2005 të mos ndërpritet . Ndaj, çdo përpjekje për të ndërprerë solemnitetin e kësaj seance dhe fjalën e Kryeministrit, me një sjellje të padenjë për një anëtar të Kuvendit, duhet të parashikohet nga rregullorja e Kuvendit, sikurse u bë.
Kërkoj 5 minuta pushim, z. Kryetar i Kuvendit. Nëse nuk reflektohet mbi këtë kërkesë dhe mbi këtë parashikim të rregullores, ne do të kalojmë në votim.”
Pas pushimit të shkurtër, votimi u zhvillua duke miratuar programin qeverisës dhe përbërjen e këshillit të ministrave me tensioneve dhe opozitës që doli në foltore për ta bllokuar.
View this post on Instagram
            
	





