Mëngjesin e kësaj të mërkure kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 6 të arrestuarit, të rënë në pranga nga blutë e Fietit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.


Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas hetimeve, këta shtetas kanë pasur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik” Operacioni u shtri në disa qytete té vendit por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier.

Skema arriti të zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë ndërsa në ditët në vijim , pritet të arrestohen dhe persona të tjerë ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu