
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit, ku pritet te zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja zhvillohet për herë të parë nën drejtimin e Taulant Ballës, të cilin kryesocialisti Rama e riktheu si kreun e grupit.
Ndërkohë, në pamjet e siguruara nga gazeta TemA, Rama shihet teksa mbërrin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të diskutojë me deputetët e sapo betuar mbi vijimin e punës parlamentare, prioritetet e mazhorancës në këtë mandat, si dhe përgatitjet për strukturat drejtuese të Kuvendit.
Peleshi, gjatë takimit do t’u kërkojë emrat për kryesitë dhe anëtarësisë e komisioneve, si edhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet.
Ndërkohë ditën e nesërmen, të martën parashikohet një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve.
Dhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe skemën e re të komisioneve. Seanca në pjesën gjatë paradites do të ngrejë Këshillin për Rregulloren e Mandatet. Gjatë ditës, këshilli do kalojë rregulloren e re, e cila do të votohet në një seancë të dytë të martën pasdite. Ndërkohë pritet që deri këtu të jetë depozituar nga Edi Rama programi qeverisë dhe të kenë mbërritur në Kuvend dekretet për ministrat.
Të mërkurën, Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve, ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin. Ndërkohë dy ditët në vazhdim do të zhvillohet në një seancë maratonë debati për programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimi i tyre.