Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua pak pas orës 12 të mesnatës në zonën e Nea Styra në Evia, duke u ndjerë ndjeshëm edhe në Athinë dhe zonat përreth.

Nga aty, pas regjistrimit nga Instituti Gjeodinamik në orën 12:27, deri në orën 6 të mëngjesit të së martës pasuan afërsisht 25 lëkundje të forta, ku më e vogla prej tyre arriti në 1.3 ballë të shkallës Rihter dhe më e madhja në 2.8 . Megjithatë, nuk është përjashtuar mundësia që pika të “jepë” një lëkundje pasuese rreth 4-4.5 ballë të shkallës Rihter .

Sipas profesorit grek të sizmologjisë, Efthymis Lekkas, epiqendra e tërmetit ishte në det midis Nea Styra dhe Shqinia, një zonë që nuk ka histori të lëkundjeve të forta. Ai theksoi se me shumë mundësi tërmeti i orës 00:27 ishte goditja kryesore. Deri në orën 06:00 të mëngjesit janë regjistruar rreth 25 pasgoditje me magnitudë nga 1.3 deri në 2.8 Rihter, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për një pasgoditje më të fortë deri në 4.5 Rihter.

Lekkas apeloi për qetësi dhe theksoi se qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Krizave Klimatike dhe të Mbrojtjes Civile, si dhe të OASP, ndërsa shtoi se fenomeni po monitorohet nga afër nga ekspertët.

/vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu