Kosova ka dhënë një përgjigje bindëse pas humbjes së pësuar kudër Zvicrës në kualifikueset e Botërorit, pasi ka mundur sot Suedinë në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë me rezultatin 2-0.

“Dardanët” kanë thyer mallkimin përballë nordikëve me të cilët kishin pësuar 3 humbje në po aq ndeshje të luajtura më parë, falë një pjese të parë “manuali”. Ata u mbrojtën me kujdes dhe goditën në kundërsulm, duke gjetur rrjetën fillimisht me Rexhbejçajn e më pas me Muriqin, teksa miqtë nuk kishin përgjigje për sulmet e tyre.

Në pjesën e dytë, më pas ekipi diti të mbrohej me rregull, duke mbajtur larg portës sulmuesit e rrezikshëm të miqve. Isak në minutat e fundit ishte ai i cili krijoi disa raste para Muriç, por gardiani ishte i pakalueshëm duke e ndalur në çdo tentativë drejt portës.

Kësisoj, Kosova mori një fitore 2-0 që e kthen përsëri pretendente për kualifikimin me vendin e dytë në grupin e saj pas krahëve të Zvicrës.

KOSOVË-SUEDI 2-0
26′ Rexhbeçaj, 42′ Muriqi/Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu