Gjatë ditës së djeshme, është arrestuar në Santo Domingo i dyshuari për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës, 40-vjeçari Soni Pepa.

Ndërkohë, publikohet edhe fotografia e Soni Pepës, që sa duket, prej kohësh fshihej në vendet e Amerikës Latine.

Sipas mediave vendase, Pepa ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe në momentin e arrestimit nga Interpoli, iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumenta italinë dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash.


Emri i të ndaluarit Soni Pepa, 40 vjeç, është i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.

I ndaluari u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit për deportim të mëvonshëm, në koordinim me OCN-INTERPOL Santo Domingo./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu