Luzim Basha, te cilit zyra e tij per shtyp i referohet si Kryetari i demokratëve euroatlantike, i ftuar në emision “Ekspres” në RTSH, duke folur për vendimin e vulës, tha se do i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs pasi e konsideron padrejtësi atë që ndodhi me vendimin e Gjykatës së Apelit.
Basha deklaroi se për të vënë drejtësi do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Ndaj do të shkojmë në rekurs në Gjykatën e Lartë , po të jetë nevojshme do të shkojmë deri në Strasburg”.
“Patjetër duhet ta kishim përdorur dhe më parë këtë emër sepse na karakterizon për qëndrimet tona por dhe për vlerat që duam të sjellim tek shqiptarët. Lirinë, mirëqenien, dinjitetin sundimin e ligjit dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe mbi të gjitha shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë kështu dhe ne jemi këtu për ti thënë shqiptarëve që do të kenë një alternativë dhe nuk do të mbetën në kulisat e dyshes së vjetër dhe të politikës së vjetër.
Ky emër është dhe për ti treguar mbështetësve tuaj opozitar që keni këtë ndarje euroatlantike dhe këto janë dallime me pjesën tjetër?
Besoj se ata e kanë ditur fare mirë dhe para se të artikulohej një togfjalësh I tillë sepse nuk kanë qëndruar për interesa personale. Nuk na bashkon as frika ndaj SPAK-ut a aferat korruptive por na bashkon bindja që Shqipëria meriton dhe do të ketë një alternativë ndaj dhe ne jemi të vendosur që ti japim shqiptarëve dhe familjeve shqiptare me një program që është bërë publik në 1 Qershor.
Basha a do bëni rekurs në Gjykatën e Lartë për simbolet e partisë?
Pa asnjë diskutim menjëherë sapo vendimi të zbardhet dhe do të ndjekim të gjitha shkallët e drejtësisë. Ajo që ka ndodhur është absurde. Që ta kuptojnë të gjithë këtë që ka ndodhur është sikur të vi dikush në shtëpi dhe të thotë dil nga shtëpia dhe nuk kë të drejtë të shkosh as në gjykatë që të hakohesh se të nxora nga shtëpia. Gjykata e lartë u shpreh qartë që Gj. Apelit duhet të gjykonte themelin e çështjes , por Apelin nuk e bërë këtë por ajo që bëri ishte një padrejtësi. Ne kemi thënë që do të pranojmë një vendim gjykate që gjykon thelbin. Ndjej do të shkojmë në Rekurs në gjykatën e Lartë , po të jetë nevojshme do të shkojmë deri në Strasburg.
Në protestat që po thërret sot ata që mbështesin Berishën ka më shumë punonjës policie se sa protestues. Këto janë shifra që tregojnë degradim të opozitës. Përgjegjësitë për këtë janë të qartë që vburi fatin e vetë personal mbi fatin e demokratëve dhe që e nisi këtë luftë të panevojshme me pasoja shkatërruese për efektivitetin e opozitës dhe besueshmërinë. Kjo situatë e zgjati dhe i dha një mandat të qetë qeverisjes më të korruptuar që ka pasur Shqipëri në këto 34 vite, një nga qeverisjet më të korruptuara në planet.
Njëkohësisht ky është një Pazar për të mbajtur vulën dhe dëshiron që ti japi sërish pushtetin në vitin 2025 Edi Ramës. Shqiptarët nuk emërtojnë këtë , nuk mund të mesin peng e kryeministrit dhe ish-kryeministrit figura që dominojnë për 34 vite.
Vendosja e interesit personal është ajo që na ndahu me Sali Berishën i cili i futi demokratët në një rrugë qorre ndaj fatkeqësisht këto dy vitet e fundit kanë treguar që rruga që zgjodhi Berisha i ka futur demokratët dhe Shqipërinë në një rrugë pa dalje duke ja falur pushtetin Edi Ramës” – tha Basha.