Një 52-vjeçar është proceduar penalisht pas referimit në prokurori të materialeve për dëmtimin e një toke në fshatin Lënie të Gramshit si pasojë e ndërtimit të një hidrocentrali.

Raportohet se shtetasi B. H. është kallëzuar nga një banor i zonës që është shprehur se punimet kanë dëmtuar tokën e tij.

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, 25-vjeçarja përplaset me makinën e drejtuar nga shtetasi gjerman, plagosen dy persona
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 52 vjeç, pasi ka kallëzuar një 45-vjeçar, se është dëmtuar toka e tij në fshatin Lënie, gjatë punimeve për ndërtimin e HEC, nga kompania e ndërtimit e shtetasit B. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu