
Një 64-vjeçar nga Qipro ka thyer rekordin botëror “Guinness”, duke mbajtur në balancë 511 gota vere në kokë për 15 sekonda.
Aristotelis Valaoritis mbajti mbi kokë një “bllok” që peshonte rreth 63 kilogramë.
Gjatë provës, gotat ishin vendosur në shtresa me dërrasa mes tyre dhe u ngritën me një pajisje mbi kokën e tij.
Dhe asnjë gotë nuk ra gjatë gjithë kohës së performancës.