Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Malit të Tomorrit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi një tendë kampingu.

Sipas informacioneve paraprake, makina po lëvizte në një prej rrugëve të zonës së pelegrinazhit, kur shoferi dyshohet se ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur mbi tendën ku ndodheshin kampistë.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për viktima, por disa persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur Mali i Tomorrit është i mbushur me pelegrinë e vizitorë, për shkak të pelegrinazhit të përvitshëm që zhvillohet në këtë periudhë. Prania e lartë e njerëzve e ka bërë edhe më të rrezikshme situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu