
Shqipëria po ngjitet me shpejtësi në hartën e destinacioneve më të lakmuara të Europës, dhe zemra e saj është Green Coast, një nga zonat më të bukura të Rivierës. Pikërisht këtu, buzë ujërave të kristalta të Jonit, është hapur Green Coast Hotel MGallery Collection, hoteli i parë i këtij zinxhiri boutique-luksoz në vend shkruan revista Hello.
Vetëm një orë larg nga aeroporti i ri i Vlorës (hapet më vonë këtë vit), ky resort pesë yjor shënon një epokë të re për turizmin shqiptar, duke kombinuar historinë mijëravjeçare të kësaj toke me standardet më të larta të mikpritjes moderne.
Dhoma dhe Suitat
Hoteli ofron 131 dhoma elegante dhe suite, përfshirë edhe Suitën Presidenciale. Ngjyrat neutrale dhe mobiliet e rafinuara krijojnë një atmosferë qetësie, ndërsa çdo dhomë ka ballkon privat me pamje magjepsëse drejt Mesdheut, ku në horizont shfaqen Korfuzin e deri brigjet e Italisë.
Spa & Wellness
Në qendër të resortit ndodhet një spa luksoze me pesë kate, që ofron trajtime të personalizuara, sauna, terapi relaksuese dhe produkte natyrale të bazuara në teknologjinë më të fundit të kujdesit për lëkurën. Një përvojë që kombinon luksin me natyrën mesdhetare.
Eksperiencat unike
Përveç luksit dhe qetësisë, Green Coast ofron edhe aventura:
- Paragliding mbi bregdetin shqiptar, me pamje mahnitëse të Jonit dhe maleve të Llogarasë.
- Ekskursione me varkë drejt Shpellës së Piratëve dhe plazhit unik të Gjipesë, të mbrojtur nga UNESCO.
- Relaks në pishinën infinity dhe në Vela Beach Bar, vetëm disa hapa larg nga dhoma juaj.
Çmimet
Çmimet e qëndrimit fillojnë nga 350 € nata.
Green Coast nuk është thjesht një hotel – është një udhëtim në historinë, natyrën dhe luksin e Shqipërisë moderne.