
Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Bulqizë në kuadër të operacionit “Wanted”.
Shtetasi K.H, banues në Bulqizë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi./vizionplus