
Ministri i shtetit Taulant Balla ka uruar ditëlindjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, duke e quajtur “mik i madh i shqiptarëve”.
Postimi i tij në Facebook shoqërohet me një foto ku shfaqet së bashku me Clinton dhe Kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës historike të ish-presidentit në Shqipëri dy vjet më parë.
Bill Clinton, ish-presidenti i 42-të i Shteteve mbush 79 vjeç.
Clinton është një figurë e nderuar ndër shqiptarët për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, kur urdhëroi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe për të ndalur gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare dhe për të mbrojtur civilët. Kjo veprim i shpëtoi mijëra jetë dhe e bëri ish-presidentin amerikan simbol të mbështetjes ndërkombëtare për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë korrikun e vitit 2023, Clinton u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”, duke theksuar kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen ndaj Kosovës.
Postimi i Ballës rikthen vëmendjen tek marrëdhëniet historike midis Shqipërisë dhe ish-presidentit amerikan, i njohur si simbol i drejtësisë dhe mbrojtjes së shqiptarëve gjatë periudhave të vështira.