Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku një 50-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia e Kurbinit bëri me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e saj shkuan në vendin e ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit, u sekuestrua edhe thika e përdorur për plagosjen.

Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti të çastit, 33-vjeçari goditi me thikë në krah shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Ky i fundit u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu