
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje dhe një mesazh nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar në Tiranë. Sipas tij, puna po ecën çdo ditë për të ngritur një godinë që synon të bëhet një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse në zemër të kryeqytetit.
“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit e kulturës mu në zemër të kryeqytetit e të vetë rajonit tonë,” – shkroi Rama në rrjete sociale.
Ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar ka qenë temë e debatit publik ndër vite, por qeveria shqiptare e ka cilësuar atë një projekt strategjik për zhvillimin kulturor dhe urban të Tiranës.