Pas një ndërprerjeje prej 10 ditësh, News24 është rikthyer sërish në transmetim.

Disa ditë pasi kompania KAYO e drejtuar nga Ardi Veliu, së bashku me përmbarimin dhe Policinë e Shtetit, të shtunën e 9 gushtit bllokuan dy godinat ku Focus Media Group ushtronte aktivitetin.

Gazetarët dhe punonjësit u nxorën jashtë ambienteve, ndërsa në orën 7:36, sinjali i News24 u ndërpre nga transmetimi.

Ky veprim solli reagime të shumta, teksa gazetarët mbajtën edhe një protestë para godinave, tashmë të ‘uzurpuara’ nga ushtria e KAYO, të cilat bënë edhe boshatisjen e godinës.

Po ashtu edhe pse Gjykata e Tiranës i ktheu godinën Focus Media Group, por gazetarët nuk u lejuan nga ushtria që të futeshin në zyra./boldnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu