Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit në nëntor 2024.

Ai vijoi me akuzat ndaj këtij institucioni dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

“250 urdhra-arreste s’janë ekzekutuar, janë njoftuar krerët e karteleve. U bëj thirrje gazetarëve të merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien pre e mashtrimeve të tyre. 34 ton kokainë, 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri, dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata. Theksova këtë moment, se nëse Altin Troplinin po e dekoronte Elvis Doçi, pikërisht për këtë bashkëpunim kriminal të ngushtë, mes personave të caktuar, një pjesë është edhe policia. Rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë, kjo paraqet një problem madhor për rendin dhe sigurinë. Padrinot janë të lirë”, deklaroi Berisha.

Dosja “Partizani” do të gjykohet më 18 shtator, ku përfshihen akuzat për korrupsion e pastrim parash, për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

/tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu