Kuzhina shqiptare po shndërrohet në një element të fortë të identitetit turistik të vendit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vlerësim nga vizitorët e huaj. Një anketë e zhvilluar gjatë muajit qershor me 250 turistë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat tregon se ushqimi dhe pijet vendase janë një nga përvojat më të pëlqyera të udhëtimit në Shqipëri.

🔹 Tava e dheut ka dalë në krye të preferencave gastronomike, e përzgjedhur si pjata më e shijshme nga 22% e turistëve. Pas saj vjen peshku në furrë me 17%, ndërsa surpriza e këtij sezoni është qifqia e Gjirokastrës, që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Këto zgjedhje po nxisin rikthimin e recetave tradicionale në menutë e restoranteve.

🔹 Edhe pijet vendase kanë fituar terren: vera shqiptare është më e konsumuara (63%), e ndjekur nga rakia (52%), të cilat për turistët lidhen ngushtë me trashëgiminë kulturore. Birrat shqiptare po ashtu rezultuan më të preferuara se ato të importit (47% kundrejt 35%).

🔹 Në aspektin ekonomik, çmimet në restorante janë konsideruar mjaft konkurruese: 38% i vlerësuan “shumë të lira”, 45% “të përballueshme” dhe vetëm 3% “të shtrenjta”.

🔹 Përvoja kulinare shqiptare është vlerësuar lartë: mbi gjysma e turistëve (52%) i dhanë notën maksimale prej 5 yjesh, ndërsa 26% dhanë 4.5 yje. Vetëm një pakicë e vogël (6%) e vlerësoi me 3 yje ose më pak.

🔹 Qytetet që spikasin për gastronomi dhe autenticitet janë Gjirokastra (91%), Berati (88%), Vlora (85%) dhe Shkodra/Thethi (82%), duke reflektuar rolin në rritje të agroturizmit dhe ofertave lokale.

Ky sondazh konfirmon se turizmi shqiptar nuk po ofron vetëm natyrë dhe histori, por edhe një kuzhinë që po kthehet në magnet për vizitorët e huaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu