
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka publikuar pamje nga dronët e Forcës Ajrore që zbulojnë një rast zjarrvënieje të qëllimshme.
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë,” shkruan Balla, duke paralajmëruar se Policia e Shtetit është në terren për të çuar para drejtësisë çdo person që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.
Ai theksoi se në kushtet e ngrohjes globale dhe zjarreve që po prekin veçanërisht vendet e Mesdheut, është e domosdoshme që zjarrvënia e qëllimshme të trajtohet si një nga krimet më të rënda:
“Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal,” u shpreh Balla.
Pamjet e shpërndara nga ministri tregojnë momentin kur nga droni Bajraktar vërehet ndezja e qëllimshme të flakëve në terren.