
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e re e ndërtuar në Kamzë.
Rama bën me dije se shkolla mban emrin e ish-kancelares gjemane, Angela Merkel në respekt të mbështetjes që kancelarja dha pas tërmetit.
“Është një xhevahir arkitektonik në kurorën shembullore të dhjetra shkollave e kopshteve të rilindura në Kamëz nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare e në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun shembullor Rakip Suli”, shkruan Rama.
Krenar për shkollat e gjeneratës së re që kemi ndërtuar me ngulm në këto vite, duke u krijuar faktikisht nxënësve e mësuesve kushte të njëjta si në shkollat më të bukura të Europës.
Kjo shkollë e projektuar nga “CommonSense” – një studio arkitektektësh lokalë të rinj e plot talent, të cilët janë rritur shumë falë edhe bashkëpunimit me arkitektët e shquar ndërkombëtarë – e që mban emrin e Angela Merkel në respekt të mbështetjes që kancelarja dha pas tërmetit, është një xhevahir arkitektonik në kurorën shembullore të dhjetra shkollave e kopshteve të rilindura në Kamëz nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare e në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun shembullor Rakip Suli.







