Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Neë York, Eric Adams.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit diskutuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin kulturor dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në New York.

Një nga momentet më të veçanta ishte kur ambasadori Bushati dhe kryebashkiaku Adams pozuan për foto, duke bërë së bashku me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, një shenjë e respektit dhe lidhjes së ngushtë me Shqipërinë dhe kulturën shqiptare./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu