
Pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive, DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë finalizoi operacionin policor të koduar “Shame”, duke goditur një rrjet të mirëorganizuar prostitucioni.
Çfarë u zbulua:
– Dy apartamente të marra me qira në Elbasan, të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit
– Aktiviteti promovohej në faqe online dhe ofroheshin favore seksuale kundrejt pagesave
– Klientët shqiptarë kapeshin në flagrancë në ambientet e shfrytëzimit
Të arrestuar:
– 2 shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim dokumentesh
– 3 shtetase kineze e braziliane për ushtrim prostitucioni
– 3 shtetas shqiptarë që kishin paguar për përfitim seksual
– Procedohen penalisht edhe 2 pronarët e apartamenteve dhe sanitarja 19-vjeçare
Sekuestrohen:
– Shuma parash në valuta të ndryshme
– Dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false
– 10 celularë
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.