Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk kanë mundur të ushqehen për ditë të tëra, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), duke e cilësuar situatën si kritike.

Në kushte të mjerueshme, mijëra njerëz grumbullohen çdo ditë me tenxhere në duar në përpjekje për të siguruar pak ushqim, ndërsa furnizimet janë pothuajse të pamjaftueshme. Pamjet e publikuara nga BBC tregojnë gra dhe fëmijë që presin në radhë të dëshpëruar, mes temperaturave të larta dhe mungesës totale të sigurisë ushqimore.

“Ka njerëz që nuk kanë ngrënë për ditë të tëra. Po përballemi me një krizë të vërtetë urie”, ka deklaruar një zyrtar i WFP.

Konflikti i vazhdueshëm, bllokada dhe shkatërrimi i infrastrukturës po e çojnë Gazën drejt një katastrofe humanitare. Organizatat ndërkombëtare u bëjnë thirrje autoriteteve që të lehtësojnë menjëherë hyrjen e ndihmave ushqimore për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të krizës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu