
Në dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj proklurorët e posaçëm janë ndihmuar për zbardhjen e rasteve korruptive edhe nga një bashkëpunëtor I drejtësisë. Bëhet fjalë për finacieren e kompanive të Ajola Xoxës, Adela Kondakciu, e cila është një prej 30 të pandehurve, mes tyre edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Kondakçiu ka bashkëpunuar me prokurorinë e posaçme 2 muaj pas arrestimit të Veliajt. Ajo ka dëshmuar për SPAK detaje që ka mësuar për shkak të pozicionit të punës, duke vënë në dispozicion çdo të dhënë për të cilën ka qënë në dijeni përfshi edhe pagesa që janë kryer prej saj jashtë sistemit bankar me urdhër të ajola xoxës. Adela Kondakçiu ka punuar prej vitit 2018, si financiere e Ajola Xoxës dhe është larguar nga puna pasi kishte shprehur pakënaqësi për pagën e ulët.
Nga ana tjetër spak ka sekuestruar telefonin e Kondakçiut si dhe kompjuterin e saj ku janë zbuluar komunikime dhe të dhëna të vlefshme për hetimin ndaj bashkëshorteve Veliaj-Xoxa. Erion Veliaj është marrë I pandehur nga spak për akuzat e korrupsionit pastrimit të parave fshehjes se pasurisë dhe futjes së sendeve të jashtëligjshme në qeli. ai mbahet I arrestuar në paraburgimin e Durrësit prej shkurtit ts këtij viti. Për të njejtat vepra penale u hetua në gjendje të lirë edhe Ajola Xoxa që tashmë është marrë edhe e pandehur./abclajme