
Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në fshatin Kutalli të Dimalit, ku ka humbur jetën një 51-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi A. H., banues në këtë fshat, ka mbërritur pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Beratit. Dyshohet se ai ka qenë duke prishur një ndërtesë të vjetër në oborrin e banesës së tij, kur një pjesë e murit është shembur dhe e ka zënë poshtë.
Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, për shkak të plagëve të rënda, 51-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.