Armando Broja është jashtë planeve të Çelsit dhe tashmë sulmuesit i mbetet të zgjedhë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën e tij. Futbollisti ka shumë admirues në arenën ndërkombëtare dhe interesi për të është nga kampionate të ndryshme.

Padyshim nga ai britanik, ku Broja ka qenë pjesë për pjesën më të madhe të karrierës, ndërsa ka interes të vazhdueshëm edhe nga Gjermania me disa klube të interesuara për të. Megjithatë, sipas gazetarit Nikolo Skira, së fundmi për Brojën ka një interes të veçantë nga Seria A në Itali.

Gazetari i njohur për lajmet e merkatos ka bërë të ditur se klubi i Parmës ka shfaqur interes për të pasur në radhët e tij Brojën. Klubi ka filluar të bëjë investime gjithnjë e më të rëndësishme, duke shfaqur ambiciet e pronarëve amerikane të cilët duan që të arrijnë objektiva prestigjiozë me projektin që sapo kanë nisur me trajnerin 29-vjeçar Karlos Kuesta./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu