Nga të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile pranë AKMC, deri në orën 18:00 të datës 19 korrik 2025 janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, nga të cilat 11 janë shuar dhe 11 të tjera mbeten aktive.

Vatrat e shuar deri më tani:

  • Bashkia Korçë
  • Bypass-i i Vlorës (njësia Orikum, bashkia Vlorë)
  • Vish (bashkia Himarë)
  • Qeparo (bashkia Himarë)
  • Fshati Borsh (njësia Lukovë, bashkia Himarë)
  • Fshati Mborje (njësia Drenovë, bashkia Korçë)
  • Fshati Karpen (njësia Golem, bashkia Kavajë)
  • Fshati Karpen (njësia Maminas, bashkia Shijak)
  • Fshati Velçë (njësia Brataj, bashkia Selenicë)
  • Fshati Çerkezë-Morinë (njësia Zall-Herr, bashkia Kamëz)

Vatrat aktualisht aktive:

Qarku Dibër

  1. Parku Kombëtar i Lurës, “Liqeni i Luleve”: Zjarri është aktiv që prej datës 7 korrik dhe vazhdon në dy vatra. Angazhuar janë 60 forca, përfshirë FA.
  2. Njësia Shupenzë, bashkia Bulqizë: Zjarr me intensitet të ulët, me forca zjarrfikëse dhe të Shërbimit Pyjor në terren.
  3. Fshati Zall Gjoçaj, bashkia Mat: Zjarr në terren të thepisur, në operacion edhe një helikopter.
  4. Fshati Dovolan, bashkia Dibër: Zjarr afër banesave, në pyll me dushk.

Qarku Fier
5. Fshati Belishovë, bashkia Mallakastër: Zjarr i riaktivizuar me zgjerim të perimetrit. Në operacion janë mbi 90 forca dhe mjete të ndryshme.

Qarku Vlorë
6. Sotiran, “Qafa e Shëngjergjit” mbi fshatin Dukat: Zjarr intensiv që ka përfshirë edhe kurorën e pyllit me pisha.

Qarku Elbasan
7. Fshati Shmil, në kufi me fshatin Gurakuq, në pyll gështenje. Terreni vështirëson ndërhyrjen.
8. Kodra Kraste, bashkia Elbasan: Zjarr në zhvillim.

Qarku Lezhë
9. Fshati Tenë, bashkia Mirditë: Zjarr në sipërfaqe me shkurre, forcat zjarrfikëse janë në terren.

Qarku Durrës
10. Fshati Zallë, bashkia Krujë: Ndërhyrje me mjete zjarrfikëse dhe forca emergjencash.
11. Bashkia Shijak, afër Parkut të Kamionëve Pelikani: Zjarr në bimësi të ulët.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre të qëllimshme apo nga pakujdesia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu