Ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e djeshme në një lokal në Sarandë ka marrë përmasa të thella hetimore. Dy shtetas nga Tirana mbetën të plagosur rëndë pasi u qëlluan me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta.

Të dhënat zyrtare:

Më 17 korrik 2025, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 3 të qytetit, ndodhi një përplasje fizike mes disa personave, e cila përfundoi me të shtëna armësh dhe dy të plagosur. Në vijim të hetimeve, Policia e Sarandës në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë, identifikoi dhe shpalli në kërkim katër shtetas:

🔹 R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë – i dyshuar si autori kryesor, për “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”
🔹 E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç – për “Përkrahje të autorit të krimit”

Sipas Policisë, R. Z. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve G. H., 33 vjeç dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, duke i lënë të plagosur rëndë. Ata ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdes intensiv.

Arrestohet edhe një nga të plagosurit

Gjatë hetimeve, Policia ka gjetur në posedim të shtetasit G. H. një armë zjarri pistoletë pa leje. Ai u arrestua në flagrancë për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Prova të sekuestruara në vendngjarje:

▪️ 4 gëzhoja të armës së zjarrit
▪️ Një pistoletë tip “Beretta”
▪️ Një krehër me 9 fishekë

Autoritetet po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu