
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga shtetasi Alfons Bleta, 34 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës dhe më pas në ujërat e liqenit.
Pavarësisht përpjekjeve të para për ndihmë, fatkeqësisht Alfons Bleta ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.