Pas miratimit të raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka reaguar Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar grupet e mëdha politike në PE dhe Komisionin Europian për mbështetjen e qartë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

“Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces”, shkruan Balla, duke theksuar progresin e vendit në rrugën drejt integrimit europian.

Parlamenti Europian ka miratuar Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder me 502 vota pro nga 686 eurodeputetë të pranishëm në sallë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu