
Renis Gjoka është bërë baba për herë të tretë!
Këngëtari ka ndarë lajmin e lumtur përmes një postimi në rrjetet sociale. Familja e tij tashmë është zgjeruar me një djalë.
“Mirë se erdhe shoku në këtë udhëtim midis dritës dhe hijes. Do të jem këtu që të të ndihmoj përmes gjithçkaje. Zoti të bekoftë”, shkruan Renisi në foton e postuar ku vogëlushi gjendet në krahët e dy motrave të mëdha.
Renisi dhe bashkëshortja e tij janë prindër të dy vajzave, Aurës dhe Heidit, ndërsa emri i djalit mbetet ende ‘sekret’./tvklan