
Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e Thethit kanë dalë këtë të mërkurë në protestë kundër aksionit të IKMT për prishjen e 40 objekteve pa leje të nisur prej së hënës. Ata kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, ndërsa ka pasur tensione edhe me forcat e policisë, të cilat janë prezente në vendngjarje.
Një sipërmarrës, i indinjuar, thotë se e papranueshme ndërmarrja e një aksioni të tillë në mes të sezonit. Duke e cilësuar si masakër, ai shprehet se me investimet e tyre i kanë dhënë ‘frymëmarrje’ zonës, dhe se shteti, me këto veprime, po largon turistët por edhe ata persona që kanë investuar në zona rurale.
“Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini. Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë. doni të na merni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merni jetën.”, u shpreh ai.
Një tjetër banor, i cili ndonëse invalid ka dalë të protestojë, shprehet me lot në sy se ka investuar në të gjithë kursimet e jetës. Ai deklaron se ka ndërtuar 5 shtëpia prej druri në tokën e tij të trashëguar prej shumë vitesh dhe siç shton ai, s’ka asnjë pëllëmbë beton.
“Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton.”, thotë banori.
Protesta e tyre vjne pasi IKMT do të shembë 40 objekte në të gjithë fshatin, 5 prej të cilave, u shembën një ditë më parë. Të hënën u hoqën në zemër të Thethir edhe 12 kabina të vendosura pa leje, pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama se ishin vënë në kundërshtim me ligjuin dhe se prokuroria e Shkodrës s’kishte nisur hetim.
Kryeministri Rama e quajti masakër të mirëfilltë ndërtimin e këtyre kabinave pa leje. Report Tv ka mësuar se ndërtuesi, Prek Kodra është një emër shumë i njohur për drejtësinë.
Një sipërmarrës që ka dalë në protestë kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth thotë se aksioni i ndërmarrë në mes të sezonit është i papranueshëm. Gjatë tensioneve me policinë, ai u shpreh se shteti po ‘vret’ të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona.
“Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini. Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë. Doni të na merrni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën.
Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda, ku ndodh kjo masakër. Po më shemb shtëpinë, çfarë do të më penalizosh tjetër. Çfarë është kjo shprehje. Më ke gjobitur, më ke uruar për punën që kam bërë dhe turistët që kam pritur. Sa herë kam ndalë në male me shpëtuar turistët, bashkë me policinë e shtetit. E kemi ndërtuar këtë vend, kemi pritur e përcjellë dhe sot po na shembet shtëpia. Ju po na merrni edhe këtë. Ku të shkojmë, kush do të ndërtojë në këtë vend. Ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë.”, tha ai./shqiptarja