Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit.

Dyshohet se i riu Renis Dobra, është rrëmbyer të martën dhe është vrarë. Zhdukja e 23-vjeçarit u denoncua në polici nga babai i tij, i cili ka deklaruar se i biri nuk ishte kthyer më në banesë.

Trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh kërkime pranë liqenit të Shkopetit.

Ndërkohë uniformat blu në njoftimin e tyre nuk saktësojnë shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.

“Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen”, informuan blutë.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Renis Dobrës janë nisur ekspertët nga Tirana.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu