Trafiku ajror në aeroportin Orio al Serio të Bergamos u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë.

Mediat italiane raportojnë se burri u thith nga motori i një avioni të kompanisë Volotea, i cili ishte në fazën e nisjes nga pista e aeroportit. Viktima nuk ishte as punonjës i aeroportit dhe as pasagjer, por një person që duket se kishte hyrë me qëllim në pistë për t’i dhënë fund jetës.

Burri ishte ndjekur nga policia, e cila nuk arriti ta ndalonte ndërsa ai vraponte drejt avionit që tashmë kishte filluar lëvizjen. Arsyet për këtë akt të rëndë janë ende të panjohura, po ashtu edhe mënyra se si ai arriti të hyjë në pistë nga jashtë aeroportit.

Avioni i përfshirë në incident është një Airbus A319 i linjës ajrore Volotea, i cili ishte nisur nga Bergamo drejt Asturias, Spanjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu