
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 29 vatra zjarri, prej të cilave dy mbeten ende aktive, duke mbajtur në alarm strukturat e emergjencës dhe mbrojtjes civile.
Vatrat janë regjistruar në disa bashki të vendit, përfshirë: Elbasanin, Finiqin, Selenicën, Vlorën, Memaliajn, Libohovën, Dropullin, Kamzën, Tiranën, Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën, Fierin, Divjakën, Vaut të Dejës, Malësinë e Madhe dhe Lezhën.
Dy vatrat ende aktive janë:
Në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, ku operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë pa ndërprerje.
Midis fshatrave Grazhdan (njësia Livadhja) dhe Malçan (njësia Dhivër) në bashkinë Finiq, ku situata është qetësuar dhe intensiteti i flakëve ka rënë, por mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.
Dëmet e shkaktuara nga zjarret përfshijnë:
Rreth 18 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte.
Rreth 220 rrënjë ullinj të djegura.
Për përballimin e flakëve janë angazhuar:
64 automjete zjarrfikëse dhe 252 forca operacionale.
Forcat e Armatosura, me 35 efektivë, 4 zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues dhe 1 traktor me zinxhirë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme parashikohet një rrezik i lartë për zjarre në thuajse të gjitha qarqet, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë.
Autoritetet përsërisin thirrjen për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si:
Ndezja e zjarreve në natyrë;
Djegia e mbetjeve;
Hedhja e objekteve të ndezshme në mjedise të hapura.
Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore të mbrojtjes civile.
Sistemi i emergjencave mbetet në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme.